Ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Opinion Plus”, foli për politikat e mbrojtjes dhe integrimin e Shqipërisë në NATO.

Sipas Mediut janë një sërë kriteresh që Shqipëria duhet të plotësojë për të treguar gadishmërinë për t’u anëtarësuar në NATO, të cilat kanë të bëjnë me standardet politike dhe ushtarake shqiptare.

 “Shqipëria është pretendente për të marrë ftesën për anëtarësim në vitin 2008 sëbashku me Maqedoninë dhe Kroacinë. Janë një sërë kriteresh që përcaktojnë gadishmërinë e Shqipërisë për të hyrë në NATO, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet ushtarake, por ka të bëjë dhe me ato politike. Me funksionimin demokratik në vend, zhvillimin ekonomik, vendosjen e ligjit dhe natyrisht me forcat e armatosura. NATO nuk është një familje ushtarake, por një familje e vendeve demokratike që ndajnë qëndrime dhe vlera të njëjta dhe janë standarde që vijnë si të aspektit politik, ashtu edhe ushtarak, të cilat ndërthuren me njëra-tjetrin. Për momentin për Shqipërinë standardet politike janë më kryesore”.   

Ministri Mediu gjithashtu foli për zhvillimet e fundit politike në vend, që lidhen me problemet benda mazhorancës dhe koalicionit qeverisës, raportet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike, si dhe për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë./tvklan.al