Aktiviteti i kompanive mineral-nxjerrëse në zonën e Bulqizës do të monitorohet rreptësishtë nga një task-forcë i Ministrisë së Ekonomisë, tatimoreve, policisë dhe pushtetit vendor.

Neglizhenca me rregullat e sigurisë teknike në galeritë e kromit në Bulqizë ka qenë shpesh herë fatale për jetën e minatorëve.

Ministri Prifti tha se është gati një plan veprimi për të garantuar sigurinë në minierat e Bulqizës, ku mendohet së punojnë edhe minorenë.

Dritan Prifti: “Ne po krijojmë një task-forcë kryesisht për zonën e Bulqizës sepse në fakt është krijuar një situatë në Bulqizë që është situatë shqetësuese edhe për shtetin edhe për ne. Kemi informacione shqetësuese që punohet në zona të rrezikshme, që ndonjëherë aktivizohen edhe njerëz që nuk kanë mbushur moshën e punës, pra për të punuar nëpër miniera.”

Deklarata u bën gjatë inaugurimit të godinës së re të repartit inspektim-shpëtim miniera, personeli i të cilit kreu edhe demonstrime të aksioneve për shpëtimin e jetës së minatorëve në raste avarish./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro