Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Et’hem Ruka, inaguron shkollën “25 Vjetori i Çlirimit” në Gramsh. Kjo shkollë është rikonstruktuar këtë vit me fondet e Ministrisë së Arsimit. Ky rikonstruksion total ka kapur shifrën 140 milion lëkë të reja.

Në bankat e kësaj shkolle do të ulen 700 nxënës. Pajisur me një teknologji moderne nxënësit në këtë shkollë do të kenë mundësinë të mësojnë edhe kompjuterin. Gramshi është një nga rrethet në Shqipëri ku shkollat janë rikonstruktuar këto vitet e fundit. Vetëm gjatë një viti janë restauruar 12 shkolla, ndërsa njëra prej tyre është ngritur e re./tvklan.al