I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj i është përgjigjur disa prej pyetjeve që shqetësojnë qytetarët në këtë gjendje fatkeqësie natyrore.

Një nga shqetësimet e qytetarëve ishte skadimi i kartës së identitetit, por zyrat e ALEAT janë të mbyllura, dhe në këtë mënyrë ata pengohen për të hapur llogari bankare apo procedura të tjera të nevojshme.

Ministri Ahmetaj tregon sesi duhet të veprojnë këta persona.

“Duke e dëgjuar, sapo mendova një zgjidhje… një dokument identifikimi që është valid, mund të jetë patenta apo pasaporta. Pra rasti ku të tirja këto, karta, direkte dhe indirekte identiteti, ta shtojmë si dokument që të pranohet”. /tvklan.al