Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përgëzuar operacionin e policisë për arrestimin e vrasësve të 41-vjeçarit Dëfrim Kasmi.

Në një postim në Twitter, Xhafaj thotë se ngjarja u dokumentua në kohë rekord. Dëfrim Kasmi u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar.

“Operacion i shkëlqyer: Identifikim & arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorise Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive”, thotë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

/tvklan.al