Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Ministria e Arsimit në gjashtë muajt e parë të vitit bën analizën e punëve dhe merr angazhimet e saj për vitin e ri shkollor. E reja që duhet të finalizohet këtë vit është ideja e hedhur nga drejtori i arsimit 8-vjeçar për arsimimin e të miturve në burgje. Kërkohet bashkëpunim dhe përgjigje nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve në mënyrë që në Shtator të fillojë ky proces edhe këtu në lëndët kryesore.

Ndërsa për arritjet, një nga platformat e arsimit për rregullimin e ambienteve u realizua. Profilizimi i arsimit të mesëm të përgjithshëm në disa shkolla pilot arriti të korr suksese. Nga 14% e nxënësve që frekuentonin arsimin profesional, u arrit deri në 20%. Për herë të parë u bënë zgjedhje të lira në Universitete. Viti 99-2000 është viti i dytë që tek arsimi 8-vjeçar u zbatua java 5 ditëshe e mësimit.

Sipas të dhënave të ministrisë është arritur të frenohet braktisja e shollës. Sivjet ajo është 0.2% më e ulët se vitin e kaluar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti