Ministria e Arsimit hap zyrë ankesash për studentët (4 Dhjetor 1998)



Ministria e Arsimit hap zyrë ankesash për studentët (4 Dhjetor 1998)

11:05 04/12/1998

Ministria e Arsimit hap një drejtori të veçantë për qytezën e studentëve për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë larg nga familja. Kjo zyrë e veçantë do të merret me problemet që shqetësojnë studentët lidhur me kushtet në Qytetin Studenti.

Edhe pse janë caktuar fonde për të përmirësuar kushtet në Qytetin Studenti, përsëri banorët e tyre ankohen për mangësira të ndryshme që fillojnë që nga ushqimi, ngrohja, uji i pijshëm e deri tek zëniet me forcë të dhomave nga qytetarë të ndryshëm. Të shtyrë dhe nga ankesat e grevat e fundit Ministria e Arsimit ka vendosur që të paktën problemet që lidhen me kushtet në Qytetin Studenti, të përmirësohen gradualisht./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj




Të ngjashme