Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme tani do kenë mundësi të vazhdojnë studimet e larta në Universitete me pagesë. Kjo parashikohet në projektligjin për arsimin e lartë të diskutuar në komisionet parlamentare.

Në projektligj realizohet një nga kërkesat e studentëve grevistë, autonomia e universiteteve, zgjedhje të lira çdo tre vjet të rektorëve dhe dekanëve. Lejet për hapjen e universiteteve private i lëshon Ministria e Arsimit 6 muaj pas datës së depozitimit të kërkesës, ndërsa pagesat përcaktohen nga pronarët e universiteteve./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame