Ministria e Arsimit marrëveshje me Ministrinë Greke të Arsimit (04 Nëntor 1998)

Ministria e Arsimit marrëveshje me Ministrinë Greke të Arsimit (04 Nëntor 1998)

14:47 04/11/1998

Arrihet të nënshkruhet marrëveshja midis dy ministrave të arsimit të Republikës Shqiptare dhe asaj Greke për bashkëpunim në arsim, shkencë dhe kulturë. Këto kanë qënë përpjekje të përbashkëta të cilat kanë filluar që nga viti 1992 vetëm viti 1998, do të sillte firmosjen e kësaj marrëveshjeje në të gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht tek ai i lartë. Sipas Ministrit të Arsimit Et’hem Ruka kjo marrëveshje konsiston në mësimin reciprok të gjuhëve të dy vendeve. Njëkohësisht ai bën me dije se po bëhen përpjekje për të futur gjuhën shqipe në një nga universitetet e Athinës e po kështu edhe mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e refugjatëve. Në universitetet e Tiranës, edhe gjuha greke do të ketë hapësirën e saj. I pranishëm ka qënë dhe ministri Rama i cili shtoi se kjo marrëveshje përfshin dhe Ministrinë e Kulturës ku imazhi i kulturës shqiptare në Greqi për të është akoma i mangët. Ministri i Arsimit grek do të shprehte gëzim që ai dhe ekipi i tij ndodhej në Tiranë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje historike.

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes së Et’hem Ruka me ministrin grek. Ministri i Kulturës Edi Rama./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

Të ngjashme
UKT