Ministria e Arsimit i kërkon Universitetit të Tiranës që të lëshojë sa më parë diplomat për studentët që kanë mbaruar shkollën e lartë. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria thekson se studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT.

MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve.

Gjithashtu, Ministria bën me dije se “nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, çka përbën një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi”.

Tv Klan