Ministria e Brendshme publikoi sot listat përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 536 mijë e 15 shtetas shqiptarë. Nga këta, 132 mijë e 788 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49% femra.

Ministria e Brendshme thotë se për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, që në të kaluarën shënoheshin me kod.

Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të Dekriminalizimit.

Tv Klan