Ministria e Infrastrukturës kërkon edhe 100 mln $ për rrugët



Ministria e Infrastrukturës kërkon edhe 100 mln $ për rrugët

16:55 27/10/2020

Balluku: Paratë për projektet që mbarojnë, ndryshe krijohen borxhe

Në buxhetin e vitit të ardhshëm ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i duhen edhe 100 milionë dollarë të tjera shtesë vetëm për të financuar projektet e rrugëve të nisura të cilat përfundojnë në vitin 2021. Ministrja Belinda Balluku tha se nevojat janë për 650 milion dollarë financime, nga 260 milion të dhëna, port ë paktën me 100 milion dollarë do të shmangeshin detyrimet e prapambetura ndaj firmave që po ndërtojnë rrugët.

Minimalisht të mos krijohen detyrime të prapambetura me projektet që përfundojnë këtë vit dhe vitin tjetër.”

Përveç segmentit rrugor Milot – Fier, qeveria ka bërë gati dokumentacionin për të hapur garën për pjesën veriore të tij, 57 kilometra të aksit Milot-Muriqan, ndërsa më vonë do të përfundojë e gjithë lidhja e korridorit Blu me Fier-Kakavijë.

Të gjithë akset do të jenë koncesion i pastër, investim privat me tarifë për automjetet.”

Situata e pandemisë ka bërë që ende të mos ketë një datë për rihapjen e garës së aeroportit të Vlorës.

Besojmë se do të hapet së shpejti, por nuk e kemi një datë. Por menjëherë pasi të firmosim kontratën për aeroportin e Vlorës do të nisim procedurat për atë të Sarandës.”

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas do të nisë ndërtimin ndërsa është shpallur fituesi dhe ka marrë financim të plotë nga buxheti, po ashtu është gjetur zgjidhja edhe për gjetjen e fondeve që të përfundojë rruga e nisur prej një dekade Qukës-Qafë Plloçë. Qeveria do të nisë edhe studimin e rrugës së vjetër të Karvanëve që lidh Korçën me Beratin dhe Fierin, por financimi do të gjendet pasi të përfundojë projektimi i veprës.

Tv Klan




Të ngjashme