Funeral i Kostandin Kaçifas ka bërë situata në Bularat të Gjirokastër të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat greke dhe ato shqiptare.

Gjithashtu Athina zyrtare dhe konkretisht Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve kanë bërë një apel për qytetarët e saj që të vetëpërmbahen në Shqipëri dhe të mos shkaktojë trazira në respekt të Kaçifas, raportojnë mediat greke.

Me dhjetëra flamuj grekë janë vendosur në Bularat, si dhe arkivoli i Kaçifas është mbuluar me flamuj.

Funerali do të zhvillohet sot në orën 13:00 në fshatin Bularat.

/tvklan.al