Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Gjermani dhe në Francë, se nëse tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të Covid-19, nuk do të penalizohen.

“MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.

Nuk do të merren vendime për largimin nga territori francez për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen” /tvklan.al