Ministria e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe në Slloveni, sesi mund të zgjasin afatit e qëndrimit në këto shtete.

Sipas Ministrisë të gjithë personat që janë në gjendje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anulimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.

Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një Vizë vizitori.

Aplikimi duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Slloveni, se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.

Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;
https://www.government.se/…/ministry-fo…/diplomatic-portal/​ ”. /tvklan.al