Më shumë argëtim për të rinjtë e kryeqytetit. Kështu ka menduar Ministria e Kulturës për të organizuar një disko për të rinjtë e Tiranës. Sipas organizatorëve, diskoja do të ketë dhe elementët jo përbërës që do të gjallërojnë ambientin.
Një ditë para festës së Vitit të Ri, ministri i Kulturës Edi Rama i cili është dhe ideatori i kësaj diskoje, ka menduar t’i mbledhë të rinjtë e kryeqytetit në një ambient kaq festiv dhe t’i largojë sadopak nga monotonia e përditshmërisë.
Diskoja që ka vazhduar sot në mëngjes, do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme, deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes. Organizatorët e saj kanë menduar që me një çmim të ulët, bileta e hyrjes të përdoret gjatë gjithë kohës. Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e kësaj feste janë marrë masat e duhura duke ushtruar kontroll të vazhdueshëm disa patrulla policie./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj