Kultura zbret në një nga sallat e Hotel Dajti për një paraqitje të aktiviteteve, ndryshimeve dhe përpjekjeve për një kulturë të re. Nëpërmjet dokumentarëve janë bërë prezente të gjitha drejtoritë përbërëse të Ministrisë së Kulturës duke treguar punën e bërë gjatë këtij viti dhe se çfarë do të realizojnë këtë vit të ri.

Në këtë takim përveç të ftuarve të kësaj ministrie, merrnin pjesë Presidenti Mejdani, kryeministri Majko dhe Ministri i Informacionit Ulqini. Struktura e brëndshme e kësaj ministrie ka ndryshuar disi. Janë zëvëndësuar Drejtoria e Rinisë duke shtuar Drejtoria e Librit, Drejtoria Artistike, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe ajo e Objekteve Artistike.

Në këtë takim janë paraqitur projekt propozimet për ’99 ku çdo drejtori ka transmetuar planet për këtë vit. Një nga prioritetet e Drejtorisë Rinore është përfshirja e rinisë shqiptare në të gjitha politikat rinore ndërkombëtare si dhe fokusimi i problemeve që ka rinia sot si droga, prostitucioni, emigracioni, dhuna dhe krimi./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti