Papunësia në Shqipëri rritet me 2%. Ky ka qënë rezultati më i fundit i bërë publik nga Ministria e Punës dhe Çeshtjeve Sociale e cila ka theksuar se paralelisht me rritjen e numrit të personave të cilët nuk kanë se ku të punojnë, janë shtuar dhe vendet e punës.  Shefi i Punësimit në ministri Eduart Prodani e shpjegon këtë me papunësinë e paregjistruar.

” Kemi të bëjmë me papunësinë e regjistruar, që është një e dhënë formale e papunësisë. Me të papunë të regjistruar kuptojmë ata që deklarohen si të papunë pranë zyrës së punësimit. Megjithatë kemi dhe një konkluzion tjetër shumë interesant që edhe vendet e punës po rriten ku aktualisht kanë patur një rënie 3 mujorin e parë të këtij viti nga viti 1997 dhe pastaj kanë filluar të rekuporohen dhe e kanë kaluar nivelin e vitit ’97. Duket sikur ka një kontradiktë mes faktit që papunësia po rritet e njëkohësisht po rritet dhe numri i vendeve të punës. Kjo kontradiktë ka të bëjë me specifikën e tregut shqiptar të punës ku 2/3 e popullsisë jetojnë në fshat janë popullsi rurale e vetëpunësuar e cila nuk është pjesë e llogaritjeve të të dhënave tona për papunësinë.”– ka thënë ai.

Pamje Ministria e Punës, shefi i punësimit Eduart Prodani intervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti