Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në bazë të këtij memorandumi palët marrin përsipër të sigurojnë për çdo person barazi përpara ligjit dhe mundësi për të ushtruar të drejtat e për të gëzuar liritë, si dhe mbrojtjen nga diskriminimi në fushën e punësimit, marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjes shoqërore. Sipas komisioneres Irma baraku përgjatë muajeve të fundit janë depozituar  20 denoncime me bazë diskriminin gjinor në punë nga femrat dhe 2 denoncime nga komuniteti rom. Të gjitha rastet janë në proces hetimi.

Sipas Ministrit të Punës, Spiro Ksera ky memorandum përcakton bashkërendimin e planeve të veprimit në mbrojtje të grupeve të ndjeshme të shoqërisë nga sjellje diskriminuese duke  përfshirë edhe ndërhyrjet ligjore. /tvklan.al