Arkiva Lajm – Tv Klan 1999

ILO, Organizata Botërore e Punës duke patur si partner Ministrinë e Punës dhe punëdhënësit shqiptarë, organizon sot seminarin mbi formimin profesional dhe roli i saj në shoqëri. Është diskutuar mbi konceptin e formimit profesional që nuk është pronë vetëm e shtetit, por atribut dhe i organizatave të punëdhënësve.

Vetë kjo Organizatë të marrë përsipër rolin e këtij formimi jo vetëm ndaj punëdhënësve por edhe punëtorëve. Zhozepe Kozale, Drejtor i Organizatës Botërore sqaron:

Zhozepe Kozale:- “Jam takuar me zonjën Çeço dhe kam diskutuar për të organizuar një takim vitin e ardhshëm të tre partnerëve socialë në mënyre që të krijohet mundësi për dialog social mes partnerëve që janë punëdhënësi, punëmarrësi dhe shteti. Kjo organizatë punon jo vetëm për sindikatat, por edhe për punëdhënësit. Në qoftë se të dyja palët janë të fuqishme edhe shoqëria shqiptare do të ecë përpara”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshem i BOBSH-it Bashkim Sala na shpjegon:

Bashkim Sala:- “Zëvendës Ministri i Punës tha që pak mund të bëjë shteti në këtë drejtim, sepse pak e ka mundësinë. Atëherë hapet hapësira, në rrugën ligjore kjo ekziston dhe mbase duhet plotësuar që organizata punëdhënëse, shoqata punëdhënësesh, OJQ të tjera që merren me këtë fushën e trajnimit, të shpalosin aktivitetin e tyre për të hapur mundësitë që ato të merren me trajnimin profesional gjithashtu dhe jo të jetë vetëm shteti”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti