Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Përmes shtypit dhe televizioneve 13 firma ndërtimi mësuan se janë ndëshkuar nga Ministria e Punëve Publike. Masa është marrë me vendim të Ministrit të Punëve Publike, Ilir Zela. 10 nga këto shoqëri, ndodhen në Tiranë dhe tre janë në Durrës. Në komisionin e licencave të Ministrisë së Punëve Publike, drejtori Qirjako Zallota thotë, se për 13 firmat kanë raportuar shkelje-kontrollet. Sipas tij, kanë dërguar relacione policia ndërtimore, pushteti vendor, ente prokuruese etj.

Qirjako Zallota:- “Në grupin e parë, kanë ndërtuar pallate shumëkatëshe pa leje fare, dmth kanë gjetur një shesh vetë ndërtimi, nuk kanë marrë leje as për sheshin, as për ndërtimin dhe si të tilla komisioni ka gjykuar që kanë bërë një veprim shumë arbitrar dhe si të tilla komisioni vendosi, që këtyre shoqërive t’ju heq licencën përgjithmonë. Në grupi e dytë të shoqërive, janë rreth katër shoqëri të cilat kanë ndërtuar shtesa kati pa leje. Në grupin e tretë të shoqërive janë tre shoqëri të cilat kanë kryer punë me cilësi të dobët, nuk kanë zbatuar kushtet teknike të zbatimit, kryesisht në objektin, rikonstruksionin e Gjykatës së Lartë”.

Sipas kryetarit Zallota shoqëritë e ndëshkuara kanë 10 ditë afat për t’u ankuar, më pas vendimi merr formë të prerë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti