Për festat e fundvitit Ministria i Rendit u ka ofruar një ditë festive fëmijëve të efektivëve policor që kanë rënë në krye të detyrës. Rreth 90 fëmijë nga rrethet Lezhë, Fier, Berat etj.

Mbërritën në tiranë të ftuar në një festë enkas për ta. Festa të gëzuara u uroi atyre edhe ministri i Rendit Luan Rama, i cili i shoqëroi fëmijët deri në fund të aktivitetit. Teatri i Kukullave të Tiranës kishte përgatitur një program special për fëmijët e ardhur nga rrethet e ndryshme të vendit.

Çdo fundviti Ministria e Rendit në bashkëpunim edhe me organizata bamirëse dhe institucione të tjera organizon veprimtari enkas për të vegjlit baballarët e të cilëve kanë qenë viktima në luftën kundër kriminelëve.

Dhjetë vitet e fundit kanë rënë në krye të detyrës rreth 160 punonjës të policisë, kryesisht në Tropojë, Berat, etj. Për familjet e tyre qeveria ka krijuar një fond të veçantë për ti ardhur në ndihmë./tvklan.al