Ministria e Shëndetësisë do të hapë një pavion të veçantë për përdoruesit e drogës pasi deri më tani mjekimi për këta persona bëhej në disa salla në Spitalin Ushtarak, kurim ky jo i mirëfilltë. Sipas mjekëve specialistë ndaj kësaj shtrese duhet të nënshtrohet një terapie intensive dhe për këtë kërkojnë kushte të veçanta. Gjithashtu për kurimin e tyre nevojitet dhe ndihma e punonjësve socialë shërbim ky që mungonte në vendin ku bëhej mjekimi i këtyre pacientëve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që stafi mjekësor i këtij pavioni të bëhet nga mjekë të njohur dhe specialistë të kësaj fushe.

Pamje Ministria e Shëndetësisë, spitali, mjekë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj