Ujësjellësi i Bovillës do të jetë i pijshëm për familjet e Tiranës. Këtë e ka firmosur ministri i Shëndetësisë Leonard Solis pas testeve të kontrollit që iu bënë këtij uji. Vetëm sot pasi është bindur plotësisht për pastërtinë dhe gjendjes normale të tubave që e sjellin atë, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendimin për përdorim të ujit të Bovillës.

Ky ujë pritet që të shkurtojë edhe oraret në familjet e Tiranës. Për prodhimin e ujit në Bovillë, puna kishte filluar që prej disa vitesh ku nuk ka munguar dhe mënyrat shkencore dhe moderne në kërkimin e burimeve,mënyrës së pastrimit të ujit e të tjerë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj