Ministria e Shëndetësisë ofron ndihma për refugjatët kosovarë shumë e cila arrin në 18 milionë lekë. Ky fond do të përdoret për pjesën veriore dhe verilindore të vendit ku po strehohen kosovarët e ardhur. Sipas Thanas Koçit, drejtorit ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet sepse në zonat ku janë vendosur refugjatët janë dhënë ndihma mjekësore të paparashikuara. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë për tu ardhur në ndihmë refugjatëve kanë vënë në dispozicion dhe njësinë e helikopterëve kostoja e të cilëve është tepër e lartë. Gjithashtu ministritë kanë dërguar dhe mjekë në zonën ku janë rehabilituar refugjatët gjë që ka shkaktuar dhe shpenzime në dieta. Pavarësisht shpenzimeve të bëra, lëvrimi i këtij fondi do të ndihmonte akoma më shumë në shërbimin e nevojave të refugjatëve.

Pamje refugjatësh kosovarë, pamje Ministria e Shëndetësisë, spital mjekë. Thanas Koçi intervistë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj