Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjatur masat kufizuese në kuadër të luftës kundër koronavirusit COVID-19, nga 3 Prilli që ishte planifkuar deri në përfundim të gjendjes së pandemisë.

Përmes 7 urdhrave, është vendosur që të qëndrojnë të pezulluara ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në të gjitha spitalet publike dhe private në vend. Nga ky urdhër preken edhe QSUT dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Po kështu, klinikat dentare që kanë qenë të planifikuara për të qëndruar mbyllur deri në datën 3 Prill, do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të epidemisë, pa një afat të përcaktuar.

Edhe lokalet, restorantet e fast-food do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të pandemisë.

Nga ky urdhër preken edhe shkollat e çerdhet publike dhe jopublike në vend, komisionet e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitetet publike dhe jo publike. /tvklan.al