Në disa fshatra të vendit si Mat, Mirditë, Malësi e Madhe, Përmet dhe Tepelenë mungon uji prej disa kohësh. Mungesa e ujit të pijshëm shton dhe rreziqet e ndryshme që vijnë nga përdorimi i ujit të patrajtuar të liqeneve apo lumenjve. Për të eliminuar këtë situatë katastrofike në fshatrat e thella malore, Ministria e Punëve Publike ka marrë një hua nga Banka Islamike e cila shkon në shumën prej 7 milionë dollarë.

Kjo hua do të përdoret për zbatimin e një projekti i cili do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm për rreth 66 mijë banorë. Sipas specialistëve të Ministrisë së Punëve Publike kredia do të përdoret për financimin e plotë të tubacioneve të celikut, mjetëve lëvizëse si dhe pjesëve speciale të pajiseve të tjera për mbështetjen e projektit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj