Pak ditë më parë në emisionin “Stop” u transmetua disa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar.  Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.

Pas transmetimit  në emision “Stop” që nuk është akredituar dhe nuk kishte pajisur studentët me numër matrikullimi ka reaguar Ministria e Arsimit.

Në një deklaratë për shtyp nga ky institucioni thuhet, se “EPITECH Albania”, është hapur me Urdhër të ish-Ministrit Teknik të Arsimit në qershor 2017, me kusht dhe me të drejtë për të filluar veprimtarinë në vitin akademik 2017-2018.

Ky universitet sipas ministrisë së Arsimit ka vijuar punë deri në Korrik të vitit 2020, por më pas nuk i janë dhënë kuota për shkak se kishte probleme. Pas mbylljes shumë studentë kanë kërkuar transferimin në universitete të tjera, por nuk e bënin dot këtë gjë për shkak se nuk ishin të matrikulluar.

Ministria kërkoi nga universiteti dhe qendra e akreditimit numrat e matrikullimit të studentëve, por u konstatua se shumë studentë ishin regjistruar në kundërshtim me rregulloret. Në reagimin kronologjik Ministria tregon, se çfarë ka bërë me shkresa, por nuk thotë, në asnjë moment, sesi vijoi punën “Epitech”, megjithëse nuk i ishin miratuar kuotat dhe nuk plotësonte kushtet.

Cila është përgjegjësia e këtij institucioni, që në rast mosplotësimi të kushteve, ka në dorë edhe heqjen e licencës edhe denoncimin pranë organeve të drejtësisë për shkelësit e ligjit?!/tvklan.al