Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Knajsl është vënë në qendër të kritikave, pasi ftoi në dasmën e saj Presidentin rus Vladimir Putin. Në media është publikuar një foto e saj, teksa kërcen me shefin e Kremlinit në ceremoninë e zhvilluar në një qytezë austriake pranë kufirit me Slloveninë.

Politikanët e opozitës e akuzuan ministren se po minon politikën kritike të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, duke ftuar me vullnetin e saj Presidentin rus.

Knajsel u zgjodh ministre nga radikalët e djathtë, që janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe kanë një politikë miqësore ndaj Moskës.

Putin qëndroi në Austri para vizitës në Berlin ku mbërriti pasdite. Ai do të takohet me Kancelaren Merkel me të cilën do të diskutojë për Sirinë dhe sanksionet ekonomike Perëndimore ndaj Moskës.

Tv Klan