Guvernatori dhe ministrja janë në gjendje të mirë shëndetësore

Guverantori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas njoftimit të Bankës Qëndrore, Guverantori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa ka filluar karantinimin e detyrueshëm.

Me covid-19 është konfimuar edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Lajmi është publikuar në faqen e  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në këtë njoftim theksohet se ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

Tv Klan