Krifca: Synojmë krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe financimin e sipërmarrjeve

Në kuadër të Ditës Botërore të Gruas Rurale, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca priti në takim gra sipërmarrëse nga fshatra të ndryshme të Shqipërisë. Krifca u shpreh se qeveria synon forcimin e rolit të gruas në komunitetet rurale si dhe hapjen e mundësive të reja financimi dhe mbështetje ndaj tyre.

“Në këtë program ku aksesin në financim nëpërmjet qasjes lider, nëpërmjet organizimit në grupet lokale të ndërveprimit ku komunitetet e vogla të thella rurale mund të organizohen dhe të marrin financim”.

E pranishme në këtë takim ishte dhe Sekretarja e Përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, Tatjana Dishnica e cila tha se fuqizimi i grave në zonat rurale sjell qëndrushmëri social dhe ekonomik në vend.

“Të gjithë bashkë duhet të reflektojmë dhe të përpiqemi se si mund t’i ndihmojmë gratë rurale të fuqizohen ekonomikisht në mënyrë që të luftojnë varfërinë, të vlerësohen dhe të vetëvlerësojnë vetveten për të qenë agjente ndryshimi në familje dhe komunitet”.

Në të gjithë Shqipërinë, mbi 28 mijë gra menaxhojnë sot ferma në role drejtuese apo administrative.

Klan News