Ekipi mjekësor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka realizuar një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë te një fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije në një postim në rrjete sociale se fëmija ishte diagnostikuar me një sindromë të rrallë, “FHEIG Sindrome”, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Ministrja e cilëson një tjetër histori suksese operacionin delikat të kryer nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në QSUT, falë të cilëve fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Postimi i plotë i ministres:

Histori suksesi!

Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ekipin tonë të jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes.
Krenarë për mjekët tanë!/tvklan.al