Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami ka folur edhe për rastin e marrjes së mbi milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Para deputetëve ajo tha se janë thyer pasworde dhe nuk janë kërkuar nënshkrime për transaksionet.

E para e financave në Kosovë theksoi se rasti është gjurmuar dhe se dihet ku janë paratë.

Të jap një qëndrim lidhur me një keqpërdorim që ka ndodhur para disa ditësh. E di që është në interes të gjithëve. Ne kemi një kërkesë për informacione të disa transaksioneve dhe për të parë  në Thesar. Pas tre minutash ne kemi informuar Policinë. Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të paautorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit. Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”./klankosova