Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat do të zhvillohen mes datave 23 Korrik – 8 Gusht, 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Kushi falenderon organizatorët për pritjen, ndërsa ka uruar sportistët shqiptarë që marrin pjesë në këtë kompeticion ndërkombëtar.

“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve. Nesër flamuri shqiptar do të valëvitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre! Suksese”, shkruan ministrja Kushi në një postim në Facebook. /tvklan.al