Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan nëse Shqipëria do të marrë vaksinën ruse dhe kineze. Ministrja u shpreh këto vaksina do të merren nëse kalojnë filtrin në EMA apo FDA.

Së pari vaksina ka elementin e sigurisë. Nëse marrin certifikatën e përdorimit nga EMA në Evropë dhe FDA në SHBA atëherë ne do të marrim këto vaksina”, u shpreh ajo.

Ndërkohë teksa u pyet se sa vaksina do të ketë deri në Qershor, ministrja tha se plani më ambicioz është që e gjithë popullata të vaksinohet brenda 14 muajve.

Ne nuk  mendojnë por kemi një plan konkret. Ne kemi tre skenarë, në skenarin më ambicioz është vaksinimi i popullatës në 14 muaj, skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj.

Në 6 muajt e parë duam të vaksinojmë mjekët dhe infermierët, janë rreth 200 të moshuar që kanë probleme shëndetësore, por brenda këtyre do të vaksinohen ata që janë mbi 80 vjeç”, shtoi Ogerta Manastirliu./tvklan.al