Një ministre e Zelandës së Re ka udhëtuar me biçikletë për në spital për të lindur fëmijën e saj të parë. Julie Genter nga Partia e Gjelbër tha se shkoi me biçikletë për lindur pasi “nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në makinë”.

Ajo ka postuar në Instagram foto të saj dhe të partnerit “duke shijuar një shëtitje të bukur mëngjesin e së dielës”.

Në qershor, Kryeministrja Jacinda Ardern u bë udhëheqësja e dytë në botë për lindjen e një fëmije ndërkohë që është në detyrë. Të dyja ajo dhe Genter u shtruan në spitalin publik të qytetit Auckland.

Genter, 38 vjeç, njihet për mbështetjen dhe inkurajimin që ajo iu bën qytetarëve për përdorimin e biçikletave.

“Na uroni fat”, shkroi ai për ndjekësit në Instagram. “

Unë dhe partneri im morëm biçikletat pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në makinën e dërguar nga spitali me ekipin e mjekëve…por kjo më solli në humor të mirë”.

Genter, e lindur në SHBA, kishte njoftuar shtatzëninë e saj në Instagram, duke thënë:

“Do të na duhet të shtojmë një vend në biçikletat tona”.

Ministrja, e cila do të marrë leje lindjeje për tre muaj, iu bashkohet numrit të politikanëve që janë bërë me fëmijë ndërkohë që janë në detyrë./tvklan.al