Siç ka ndodhur shpesh në seancat e mëhershme parlamentare, edhe këtë të Enjte nuk munguan replikat e akuzat mes ministres Elisa Spiropali dhe kryedemokratit Sali Berisha. Berisha akuzoi qeverinë për ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës.

Ndërkohë Spiropali iu përgjigj duke e quajtur një të “damkosur” që kërkon të projektojë fajet e tij tek të tjerët.

Elisa Spiropali: Sali Berisha në kërkim të shqiptarëve, ky mund të ishte epilogu i karrierës së Sali Berishës. Ai i projekton fajet, gabimet, brejtjet e ndërgjegjies së tij te tjetri, është e njohur kjo metodë e vjetër e paardhësve të tij dhe ne si popull e kemi njohur mirë këtë projektim faji.

Dhe nuk na lejohet të mos e shohim atë te përfaqësuesit tanë politikë, që më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre, e kam urryer gjithmonë këtë term sepse më është dukur si term i përdorur nga ata që politikën e ditës,  që gjuhën më të egër politike e kanë përdorur për të sulmuar kundërshtarët. Por, mund ta përdor sot vetëm për të bërë një krahasim. Në kohën kur ti bëjë thirrje që marrëveshja e ‘Rambujesë’ të mos firmosej, sipas dëshmive të Remzi Hoxhës që nuk dihet ku shkoi, marrëdhënia me Millosheviç ishte ndryshe. Por ti deklaroje se as Ibrahim Rugova nuk duhet të pretendojë pavarësinë e Kosovës. Por pasqyra dhemb, ajo tregon fytyrën që ke.

Berisha vendosi të largohet nga salla e Kuvendit pas fjalës së tij, duke i ‘sugjeruar’ Spiropalit t’i japë fustanin Edi Ramës.

Sali Berisha niset për t’u larguar nga salla e Kuvendit: Jepja fustanin Edi Ramës!

Elisa Spiropali: Minutat tua kanë mbaruar, vazhdo! Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, por nuk ka rëndësi se damlkën ja ke vënë vetes para se ta vinin ata përtej detit. Ti përmende këtu hartën, këtë se ka thënë askush por pate ti guxim,dhe bërë përgjegjës dy njerëz.

Sali Berisha për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit (Qesh): Ajo ngrihet si papagall në çdo rast, unë nuk e citoj atë fare. Flas për Ramën dhe ajo flet në emër të Edi Ramës, epo atëherë jepja dhe fustanin Edi Ramës gjersa ai është katandisur në këtë gjendje./tvklan.al