Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Greqinë që sot feston 200-vjetorin e ditës së Pavarësisë.

Ministrja Xhaçka i ka shprehur urimet homologut të saj grek, Nikos Dendias, si dhe popullit e qeverisë të shtetit fqinj.

Kryediplomatja Xhaçka shprehu gatishmërinë e saj për një angazhim të mirëfilltë në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. /tvklan.al