Marrëdhëniet 65-vjeçare të Shqipërisë me OKB-në kanë mundësi që të vazhdojë më tej me një moment historik. Kjo pasi vendi ynë ndodhet shumë pranë vendimit për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, aty ku ulen edhe fuqitë më të mëdha të botës. Ditën e sotme ka vijuar votimi për vendet jo-të përhershme që do të jenë pjesë e këtij Këshilli në 2 vitet e ardhshme. Për vendin tonë ka votuar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila ka qenë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme.

Sot do të zgjidhen 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Përveç Shqipërisë garojnë edhe Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat nuk kanë konkurrentë nga rajonet përkatëse. Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së në një votim të fshehtë. Për të siguruar mbështetjen e nevojshme Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar ditët e fundit një sërë takimesh në New York./tvklan.al