Pas ndotjes së madhe në ajër, minjtë janë kthyer në problemin e dytë më shqetësues për kryeqytetin e Iranit, Teheranin. Problemi i tyre doli në pah më shumë pas tërmetit të Teheranit dhe që atëherë ato vazhdojnë të shqetësojnë banorët.

Numri i miliona minjve që kanë mbushur qytetin në të katër anët sa vjen e rritet çdo ditë.

Sipas statistikave që janë publikuar nga media, ekspertët iranianë thonë se në Teheran gjenden të paktën 50 milionë minj. Teksa projektet e autoriteteve për parandalimin e rritjes së numrit të tyre, ekspertët i gjejnë të pamjaftueshme.

Ata madje sugjerojnë se minjtë kanë evoluar dhe se në këtë qytet ata nuk kanë më frikë nga macet apo njerëzit dhe nuk largohen. Si një ndër arsyet e shtimit kaq të madh në numër të minjve në Teheran mendohet se janë mbeturinat e hedhura në rrugë. /tvklan.al