Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e saj dhe thotë se deri në orën 18:00 kanë votuar 41% e zgjedhësve.

Të dhënat e KQZ vijnë nga raportimi i 2676 qendra të votimi nga 5225 që janë në total.

Bëhet fjalë për mbi 739 mijë zgjedhës që deri më tani kanë ushtruar të drejtën e votës.

Kujtojmë se qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Për të dhëna më konkrete për secilin qark informohuni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare./tvklan.al