Për lakuriqët e natës që ushqehen me gjak, miqësia zgjat gjithë jetën. Këto kafshë, që në imagjinatën e njeriut kanë ngjyrime negative dhe të frikshme, kanë një sistem social të strukturuar që bazohet mbi lidhjet e qëndrueshme dhe mbi altruizmin.

Lakuriqët e natës, që ndryshe quhen edhe vampirë, në të vërtetë nuk thithin gjak, por praktikojnë disa gërvishtje në lëkurën e viktimës dhe lëpijnë gjakun që del.

Kanë nevojë të paktën për një lugë të vogël plazmë në ditë dhe mjaftojnë tre ditë pa u ushqyer, që të ngordhin. Por tani është zbuluar se vampirët e Azarës, ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. Studiuesit kanë vëzhguar sesi një nënë sakrifikon shpesh vaktet e veta për të ushqyer të voglin e saj, por jo vetëm.

Edhe në komunitet, nëse një individ i paushqyer bashkohet me një grup të panjohur, dikush do t’i ofrojë gjak. Dhe të gjitha këto lidhje ndihme, bashkëpunimi, altruizmi, miqësie që krijojnë me njeri-tjetrin, nuk janë rastësore, por zgjasin vite të tëra, shpesh madje gjithë jetën.

Klan Plus