Shqipëria U-19 fitoi minimalisht në miqësoren ndaj moshatarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ashtu si ndeshja e parë pak ditë më parë, edhe kjo e ditës së sotme u luajt në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.
Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se Shqipëria krijoi disa mundësi të mira.
Në fraksionin e dytë, ndeshja u vendos nga sulmuesi Leart Krasniqi, i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 73-të, duke e dërguar topin në rrjetë.
Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0. Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut shërbyen për të testuar grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe për të vlerësuar gjendjen e ekipit. /tvklan.al