Vrasja e Kreshnik Gjinit në Belgjikë ka shkaktuar trishtim tek miqtë dhe të afërmit e 31-vjeçarit, i cili u ekzekutua mesnatën e së mërkurës rreth orës 00:30.

Në Facebook e rrjete sociale miqtë shkruajnë dhe kërkojnë ndihmë financiare nga kushdo që mund të kontribuojë për të sjellë në Shqipëri trupiun e shqiptarit Kreshnik Gjini, që të prehet pranë varrit të babait të tij.

“Një fatkeqesi shumë e madhe ndodhi në Belgjike, u vra një djalë i ri në ma t’mirën ditë i cili fatkeqësisht është rritur edhe jetim.

Një dhimje shumë e madhe për nanën e vet se djali u vra e fatkeqësisht, mundësia për me pru kufomën në Atdhe nuk asht e mirë.

Me shumë dhimje dhe lot ju lutemi të gjithë shqiptarëve të japin sado pak ndihmë financiare me aq sa mundësi sa kanë teë ndihmojmë këtë nanë të shkretë e këtë djalë të ri të shkojë të prehet në paqe pranë babit vet i cili dhe ai ka ik i ri nga kjo botë.

Ju bëjmë lutje përsëri krejt shqiptarëve që e njohin e që nuk e njohin Kreshnik Gjinin vëjeni dorën në zemër e ndihmojeni nanën e vet”

, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.

/tvklan.al