Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Miqtë e Shqipërisë u kanë kërkuar sot drejtuesve të opozitës shqiptare të përfshihen në iniciativat politike të Qeverisë Meta në luftën kundër korrupsionit. Rreth orës 10 paradite kanë mbërritur në zyrat e OSBE, Ambasadorët e vendeve anëtare të grupit të Miqve të Shqipërisë të akredituar në Tiranë, Ambasadori Amerikan Jozef Limpreht dhe Ambasadori i Gjermanisë Peter Kivit, në zyrën e kryesuesit të Miqve të Shqipërisë, Gert Ahrens.

Kabineti i Qeveritar Meta është përfaqësuar nga Ministri i Shtetit Preç Zogaj. Për opozitën kanë qenë të pranishëm sekretari demokrat për marrëdhëniet me jashtë Besnik Mustafaj, Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Kryetari i Bashkimit Liberal Teodor Laço. Ka patur mosmarreveshje përsa i përket komisionit qeveritar dhe drejtimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga PD.

Të gjitha këto probleme do të trajtohen në një takim tjetër në zyrat e OSBE-së./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame