Ish-Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta në fillim të muajit Qershor, u përkujtua nga miq dashamirës dhe futbollistë të epokës së tij, me rastin e ditëlindjes.

Të pranishmit në ceremoninë përkujtimore ndoqën një dokumentar mbi jetën e një prej futbollistëve më të famshëm shqiptarë, veçanërisht në republikën e Jugosllavisë.

Vokrri ishte një qendërsulmues por në karrierën e tij u dallua edhe si mbrojtës.

Veç Prishtinës ai luajti disa vite edhe me Partizanin e Beogradit. Por edhe me skuadra në Francë e Fenerbahçe në Turqi.

Vokrri u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Tv Klan