Shkencëtarja shqiptare Mira Murati ka njoftuar se do të largohet nga kompania OPEN AI(Eaj)  pas gjashtë vjet e gjysmë.

Murati ka shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar. “Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI. Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur,” u shpreh ajo.

Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman. OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, është një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë.

Si shefe e teknologjisë së kompanisë, Murati punoi për të udhëhequr ndërtimin e platformave si ChatGPT dhe DALL-E dhe përshtatjen e tyre për përdorim nga publiku. Në maj, ajo prezantoi modelin e ri kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili i impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale. Në ceremoninë vjetore Met Gala të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, ajo foli për instalimin e inteligjencës artificiale në muze.

Por Murati është përballur edhe me kritika, sidomos për çështjen e të drejtave të autorit për videot e YouTube-it që platformat e inteligjencës artificiale i përdorin si burim informacioni.

Klan News