Miralem Pjanic do të vazhdojë karrierën në Rusi. Mesfushori u zyrtarizua si lojtari më i ri i CSKA Moska.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi rus, nëpërmjet rrjeteve sociale. Kroati ka firmosur kontratë për një vit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pjanic luajti në sezonin e fundit në Emiratet Arabe te skuadra e Al Sharjah.

Në të kaluarën, mesfushori ka qenë pjesë e klubeve të mëdha europiane, si Lyon, Roma, Juventus, Barcelona dhe Besiktas.

Për Pjanic kjo do të jetë aventura e parë në Rusi, ndërsa CSKA Moska, mund të jetë edhe klubi i fundit në karrierë për 34-vjeçarin. /tvklan.al