Miranda Kerr në pritje të fëmijës së dytë

Miranda Kerr në pritje të fëmijës së dytë

17:10 17/11/2017

Vetëm pak muaj nga kurorëzimi i dashurisë së tyre me martesë, Miranda Kerr dhe Evan Spiegel janë në pritje të fëmijës së parë.

Miranda dhe Evan presin me padurim anëtarin më të ri të familjes, tha një zëdhënës i Kerr. Ish-modelja e Victoria’s Secret u njoh në vitin 2015 me bashkëshortin e saj, bashkëthemeluesin e rrjetit social Snapchat. Ajo është 34-vjeçe, ai 27, të dy janë një prej çifteve më të përfolur në mediat rozë.

Për supermodelen australiane ky është fëmija i dytë, pas djalit 6-vjeçar Flynn, fryt i martesës së parë me aktorin Orlando Bloom, me të cilin Miranda ruan një marrëdhënie të mirë edhe pas divorcit.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi