Xhaferi fton homologët nga rajoni dhe vendet aleate

Ceremonia është planifikuar, lista e të ftuarve gjithashtu, por mbetet e pasigurt dinamika me të cilën Spanja, pas zgjedhjeve dhe negociatave të gjata për formimin e qeverisë, do t’i formojë komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të fillojnë me punë në “Parlamentin” e Madridit. Për këtë arsye Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është i detyruar që një ditë para shpërndarjes, më 12 Shkurt, për shkak të zgjedhjeve në Prill, të miratojë ligj për ratifikimin e protokollit, që do të jetë me veprim të prolonguar, derisa të përfundojë ratifikimi në Spanjë. Të ftuar do të jenë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s nga Ballkani.

“Bullgaria, Greqia dhe Shqipëria, krahas tyre do të jenë të ftuar edhe Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Në fakt kryetari i Kuvendit të Sllovenisë do të qëndrojë për vizitë zyrtare nga 10 Shkurti, ndërsa për aktin e ratifikimit është i ftuar si kryetari i parlamenti të vendit të kontaktit për anëtarësimin tonë në NATO. Do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Parlamenti i NATO-s dhe Stoltenberg, personalisht ose me përfaqësues. Dhe të gjithë bartësit vendas të funksioneve publike”.

Të pakta janë gjasat që deri atëherë të tejkalohen dallimet politike në mes pushtetit dhe opozitës dhe të miratohet ligji për mbrojtje. Xhaferi thekson se ligji nuk është kusht, por është mirë të miratohet.

“Ligji për mbrojtje është mirë të miratohet, sepse nga anëtarësimi në NATO, sipas parimeve të marrjes së vendimeve në NATO, kompetencat do të duhet t’i barten Qeverisë, për shkak të shpejtësisë së marrjes së vendimeve, sidomos të vendimeve që kanë të bëjnë me misionet e NATO-s, për të cilët faktori kohë është një nga më të rëndësishmit për zbatimin e një misioni. Në këtë kontekst është mirë të miratohet. Të mos e kthejmë vetë në parakusht të cilin nuk na e ka caktuar askush”.

Opozitarja VMRO-DPMNE e kundërshton ndryshimin e emrit të Armatës së Maqedonisë së Veriut, i përfshirë në ligjin për mbrojtje. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, thekson se kjo është negative për reputacionin e vendit, që është para dyerve të Aleancës.

“VMRO-DPMNE nuk e pati të vështirë të votojë për dy ministrat e saj në qeverinë teknike si ministra të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk e patën të vështirë që ata dy ministra të nënshkruhen në betimin solemn. Tani kur duhet të vërtetohet anëtarësimi ynë në NATO, me Ligjin për mbrojtje trillojnë gënjeshtra dhe përpiqen ta pengojnë”.

Sheqerinska në intervistë për Radio Evropa e Lirë këtyre ditëve shton se qëllimi i Ligjit të mbrojtjes, i cili duhet të miratohet me dy të tretat e votave, është që t’i japë mundësi ligjore të kërkojë mbrojtje të sigurisë nga NATO, në qoftë se kjo do të jetë e nevojshme. Kështu që bllokimin e këtij ligji e interpreton si kompromentim jo vetëm të sigurisë, por edhe të anëtarësimit në Aleancë. 

Tv Klan